E dini çfarë thonë në kampin e Egnatias, tani që mbërritëm tek e “madhërishmja” skemë “Final 4”, ku nuk e shpallëm dot kampionen tërë vitën, por do ta gjejmë brenda natës! Kur e pyet Egnatian se ç‘ishte kjo mkrekulli e zezë që ndodhi këtë sezon, përgjigja e tyre shpon lart, tamam në katin e FSHF-së, ku është shpikur kjo skemë e denjë për “honoris causa”…
“Të gjithë na thonë se jemi ne kampion, por trofeun do ta marrë dikush tjetër! E dini si është kjo punë? Sikur Kombëtares sonë në fund të ndeshjeve të grupit, ku u kualifikua për në Europian, t’i thonin se pikët që ka grumbulluar gjatë sezonit nuk vlejnë se do të luhet një turne final me 3 më të fortët e grupit..”
Sfidanti.al