Quhej “Il genio della lampada” nga tifozeria e Milanit, nje nga lojtaret me te bukur per t’u pare dhe qe ka lene mbresa jo vetem tek tifozet e Milanit por tek te gjithe admiruesit e futbollit te bukur dhe kreativ. Ky ka qene Dejan Savicevic, presidenti aktual i federates Malazeze te futbollit. Perveç se futbollist i madh është edhe nje person shume i admirueshem nga te gjithe per karakterin e tij babaxhan dhe te bute. Pozitiv me te gjithe ambientin por edhe me kundershtaret. Problemi ne kete rast eshte se per shkak te pozicionit qe ka si President Federate, pra automatikisht si votues ne UEFA, “gjeniun e llampes” kane shkuar ta takojne disa personazhe qe e kane futur “djallin ne shishe” dhe futbollin ne nje tunel ku vetem dritë nuk ka. Nuk e di gjeniu i shkrete se çfare jane keta qe takoi dhe s’ka nga ta dije. Nuk ka nga ta dije sespe keta jane ca kameleone te papare. Ndryshojne ngjyre e lekure sipas situates e interesave, bejne si te forte me te dobtit por atje do shkojne te futen poshte deres e te behen rrogoz sespe e bejne shume mire kete pjese, e qajne. Keta more i dashur gjeni, ti s’ke nga ti kuptosh e ti njohesh sespe marrin shume forma e shume ngjyra. Keta ne Korçe bejne si korçare, ne Gjirokaster bejne si kurnace, ne Vlore i bien gjoksit, në Durrës si durrasakë, ne Elbasan si bejtexhinj, me Tironen si Tironsa te vjeter, me Partizanin bejne si me yll ne ball, Dinamon e kane harruar sespe ashtu e do situata, ne Kukes si kuksian, ne Shkoder i shkon pershtat ngaqë..të tana i bajne. Dhe ne Mal te Zi do bejne alibinë, sikur nuk eshte se u intereson shume kjo gje, pra vota per ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA, por sepse u detyruan te marrin ate rruge per te miren e futbollit.
Dhe une dua te te them diçka Dejan : keta qe thua ti, s’kane luajtur kurre futboll, madje nuk dine as t’i bien topit per me perkedheli, siç mund te kete bere shumekush. Aq keq e mësuan lojën te gjoret, saqe futbollin e shtrydhin, shtiren sikur jane nacionaliste por nuk kane lene gje pa rënduar në kurriz të tij. E kane tradhetuar, sa here ju eshte dhene mundesia, madje kane peng ato pak here qe nuk kane arritur ta bëjnë. Shpresa e jone ne kete rast eshte qe ti pasi të kuptosh moralin e tyre, te kthehesh per nje moment te vetem tek “Il Genio della lampada”, te marresh topin ne kembe e t’i futesh nje driblim si ato, ku kundershtari nuk dinte se ku shkonte dhe shpesh plasej edhe ne toke 🙂 …. E di qe po te kerkoj shume, sepse vitet ikin per te gjithe, por nuk do të ishte keq ta provoje në emër të futbollit të pastër. Dhe qe ketej do degjosh se si te gjithe shqiptaret do e thërrasin emrin tend si ne ato kohera qe ti i mrekulloje me golat e dribilimet e tua….Deeeeeeejan Saviceviiiiiiiiiç…….Il Genio!
Ben Kulla