Kur do të hidhej shorti, s’i mbajtëm dot frerët e fantazisë, secili e hodhi shortin me mëndjen e tij. Dhe u ndez “zjarri” bubulak nga maja e piramidës, presidenti, deri tek futbollistët e stolit. Mos flasim për popullin se nuk ia dalim dot. Secili “hodhi” shortin e tij me shpresën se zoti do të merrej vetëm me ne !.
Iu lutëm për Slloveninë, sepse e donte i madhi president.. që të ulej pranë Ceferinit. Ia lypëm edhe Gjermaninë se e donin gjyma e Kombëtares për reklamë si ndeshja më pozante. Madje donin edhe Serbinë për të ndezur “patriotizmën” , dhe nuk e dinim se lutjet tona nuk do të shkonin tek Ai , por tek…djalli!
Dhe dreqi, sikur të na kishte përgjuar çartjet , na rrasi në një grup , që po na duket si qeli burgu. Hajde luaj me Spanjën që e do topin per vete, me Kroacinë që s’di rruge tjeter veç finaleve dhe gjysmefinaleve. Po me Italinë që fiton edhe kur ka “vdekur”! Aq i tmerrshëm ishte grupi jonë, sa thuhet me mburrje se ndërpreu edhe ofshamën seksi, që dëgjohej gjatë trasmetimit të shortit…
Ç‘ishte ky grup? Pale, nuk flasim dot as për gogla të ngrohta e as të ftohta se kemi njeriun tone te “dashur” në UEFA. Nuk e donim këtë short, por na donte ai… ndofta sepse vdesim për të fortët edhe në jeten e perditshme! Dikush beson se është vetë “ferri”, një tjetër e quan “grupi atomik”, diku qaset si tek “Shvejku” thonë se grupi mban erë vdekje…
Kur e kishin pyetur ithtarët, presidentin tonë “magjistar”, se si nuk bëri ndonjë marifet për ta shmangur këtë prapësi, përgjigja u ngjit në nivelin e golave të Asanit : “ S’ka dyshim, për ne ishte shorti i keq, por ama sikur ta dini se sa më i keq është për Spanjën, Kroacinë dhe Italinë…”
Sfidanti.al