Klubi i Barcelonës ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, duke e akuzuar për shpifje pas deklaratave të tij publike lidhur me kampionatet e LaLiga-s.
Në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e klubit, FC Barcelona ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kërkesë pajtimi para nisjes së një padie penale për shpifje, në përputhje me nenin 205 të Kodit Penal spanjoll. Sipas klubit katalanas, veprimi ligjor vjen si reagim ndaj deklaratave të bëra nga Florentino Pérez gjatë një konference për shtyp më 12 maj, si dhe në një intervistë të dhënë një ditë më pas në media.

