Tani nuk ka më dyshime: Redon Xhixha rinovon kontratën me Tiranën. Sulmuesi 27-vjeçar që u rikthye te bardheblutë gjatë merkatos së janarit ka vendosur që të qëndrojë në kryeqytet.
“Besimi nuk premtohet. Besimi fitohet. Vazhdojmë bashkë”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi bardheblu. Sulmuesi u aktivizua në 15 ndeshje në pjesën e dytë të sezonit dhe kontribuoi me 5 gola dhe 3 asiste, duke ndihmuar bardheblutë që të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

