Pse erdhe viti 2025-së? Futbolli shqiptar nuk të donte…

Hajde merre vesh këtë dreq skeme apo  loje hileqare , tamam për t’i bërë …varrin ! Politika shkon tek shqiptarët emigrantë dhe i “lutet” që të kthehen në vendin e tyre , kurse futbolli ndihmon të kundërtën..përcjell vendasit dhe i falet të huajve ! Viti 2025-së , për të cilin u gëzuan aq shumë me fishekzjarre dhe bota e futbollit, për ne do të jetë “funerali i fundit”. Nga 1 janari,   ekipet e Superligës do të lulëzojnë  me futbollistë të huaj, plot 7 për secilin ekip dhe në sezonin 2025-26 “gota e futbollit” do të helmohet e plotë, ekipet do të lejohen të kenë në fushë 11 futbollistë te huaj…

Pasi u zbrazën stadiumet nga tifozët, tani do të zbrasen ekipet nga futbollistët vendas ! Shqiptaret e fundit ne anijen e futbollit do te jenw ‘kapiteni Duka”, presidentet dhe ..anetarët e Komitetit Ekzekutiv, të “përndriturit ” që po i bëjnë varrin atij pak futbolli që ka mbetur ?

Paska qënë një model i projektuar prej kohësh  kjo tollovi  që ndodh me lojën që “na bën krenar”. Tamam si Kombëtarja, e cila  vjen e gjitha e paketuar nga jashtë kufinjve, edhe Superiorja do të imitojë fatin e saj , por  pa lidhje gjaku… vetëm me futbollistë të huaj. Thonë se një ditë, na kanë dhënë shpresë, se edhe fëmijët që dalin prej dore me Kombëtaren para ndeshjeve,  nuk do të jenë më vendas, por vetëm të huaj…

Sfidanti.al