Tërmeti ishte shumë i frikshëm, ndaj dhe frika akoma nuk është larguar. Tundi tokën e madhe pastaj tundi dhe tokën e stadiumit “Selman Stërmasi” përgjatë ndeshjes Partizani- Bylis, për ta ndalur pak minuta ndeshjen. Thuhet se “sizmologët” e FSHF-së e dinin se pas të madhit që lebetiti njerëzit, do të vinin vetëm tërmete të vegjël. Janë përllogaritur afro 100 lëkundje të tjera, por kur kanë luajtur Tirana dhe Bylis “tërmeti’ që u ndje më shumë për bardheblutë ishte.. arbitrimi i Hamitit. Një arbitrim si hudhër për të mos marrë në sy Tiranën, për të cilën thuhej se është nisur për të mos u ndalur deri sa në fund të shpallej kampione…
Ato që dëgjuam nga goja e presidentit Halili tingëlluan fjalë të njohura zemërimi, që edhe pse lidhen me emrin e gjëmëmadhit me bilbil..arbitrit Hamiti, ato i drejtohen Hamitëve lart ndër syra, ata që “kujdesen” sistematikisht për fatin e Tiranës. . “Kush të dojë, le ta mbajë, ta gjykojë, por kjo është masakër. Është e qëllimshme. E dija që do kishim kundër në këtë ndeshje, sepse nuk duan që të ecim para si klub. Masakrën e bëri arbitri, uroj ta keni parë”. Kush i ka thënë këto fjalë me peshë indinjate? Vetë zoti Halili që kishte besuar përrallën se Tiranë do ta kishte lëndinë këtë sezon. Pyetja e parë që lind pas kësaj deklarate, tamam në këto ditë ku sikleti matet me “ballë”, vjen e tillë: ku e dinte zoti Halili se ndeshja do të do të mbante vulën e “magjistarit” Hamiti? Pyetja e dytë është e detyrueshme: përse Tirana nuk e parandaloi shfaqjen e zezë të një arbitri që shfaqet si aktor-fajtor, kur dihet me sy mbyllur se talentin e tij për të tilla vepra e frymëzojnë “djajtë” nga zyrat…
Sfidanti.al