Në politikë thuhet se peshku i madh e ha peshkun e vogël, kurse në futboll ka një shprehje tjetër se lajmi i madh e ha lajmin e vogël! Dhe lajmi i madh, i momentit, lidhet me Luftëtarin e Gjirokastrës që pret me dorën në zemër ose me zemër në dorë, nëse do të dënohet apo do të mëshirohet nga UEFA . Lajmi i vogël, ai që nuk bën shumë përshtypje, që duket si akullore dimri në krahasim me ububutë e Superligës, është se dy arbitrave anësorë, Barushit dhe Dodës, shefat i kanë “shkulur” me pahir stemën e FIFA-s nga gjoksi. Me një motivim pa pikë klasi, që do të mbahet mend dhe do të përcjellë virusin edhe tek brezat e arbitrave. Cili ishte mëkati i tyre? Eh, sikur të kishin bërë mëkate, sikur ta kishin bërë baltë, siç e kërkon i paudhi, do ta kishin akoma stemën në gjoks. Barushi dhe Doda, tani mund të qeshen nga kogët e tyre, madje edhe mund të përqeshen nga shefat e komandes , se si nuk e kuptuan se stemat nuk janë çmimi i ndershmërisë dhe nivelit profesional, por janë haraçi i shpërblimit kur verbërisht duhet t’i bindesh “rregullores” se sistemit..
Kur kujton ceremoninë e këtij fundviti, atë kur arbitrin Jorgji e dekoruan si “më talentin ” e sezonit, Barushi dhe Doda, por edhe gjithë klasa arbitrare me bilbil e me flamur , nuk do t’i kenë shpëtuar dot tundimit për të kujtuar bëmën më të madhe, ajo që quhet.. kampione! .Po si mund të harrohet ajo ditë hokubeti, nje vit me pare, kur arbitri më i mire Jorgj “vrau” veten për t’i dhënë jetë një pushteti hileqar që trazon keqazi fatet. Barushi nuk ka bërë ndonjë ”mrekulli “ mbresëlënëse, as nuk pritej që të bënte diçka speciale për nga budallëku profesional.Lëre pastaj kur kujton dhe frazën e një kolegu të tij, i cili e ka bërë me kohë “shiringën” : “ Si mund të mbahet stema e FIFA-s kur sakrifica më e madhe e Ermal Barushit mbeti rrëzimi në tokë pas goditjes me top nga një futbollist..” Paska qënë lule ai top, sepse kur të godet sistemi.. goditja zgjat me vite…
Sfidanti.al