Komisioni i Disiplinës ose “brisku” i palodhur i mbretit !

Nëse gjatë revolucionit francez gijotinën që priste koka e quajtën “brisku i revolucionit”, këtë Komisionin e Disiplinës në futbollin tonë do ta quanim “brisku” me 5 tehe. Çdo javë “pret koka”, ia kalon me gjoba edhe policise bashkiake, kurse  listat e dënimit janë si çarçafë stërgjatë. Dhe nga lloji i dënimit kupton edhe se si ndryshon bursa mes  miqve  dhe armiqve te  “mbretit” të futbollit lakuriq,  presidentit Duka.

Në çarçafin e fundit që kishte “qepur” Disiplina ishte viktimë edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska i dënuar për 15 javë për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Mos vallë ia  kanë ngaterruar emrin? Si ka mundësi  që “miqtë e zemrës” te babushit  të futen tek  çarçafi i dënimit .Ku harrohen  ditët e dashurisë së madhe me presidentin Duka, kur presidenti i Laçit i kollufiste  si vezë të ziera, tamam si veza e arte,  zyrtarët e futbollit.Madje edhe kur e dënonin të mos shkonte në stadium, i “gjenin” një vend edhe më të mirë në tribunën Vip..

Sfidanti.al