Simon Kjaer ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Pas lamtumirës së tij me Milanin dhe Kampionatit Evropian të luajtur me Danimarkën, qendërmbrojtësi vendosi të mos kthehet në fushë pavarësisht ofertave. “Mendoj se është koha e duhur për ta mbyllur këtë kapitull – tha 35-vjeçari – Tani nuk më mungon asgjë, e mbylla te Milani, klubi i ëndrrave të mia”. Ish-mbrojtësi kuqezi luajti ndeshjen e tij të fundit më 8 qershor në një miqësore me Danimarkën kundër Norvegjisë. Muajt e fundit, Kjaer kishte oferta nga klube në Ligën e Kampionëve, por asnjë nuk ishte në gjendje ta bindte atë.
sfidanti.al