Vitin që shkoi lindën shumë batuta krahasuese, që të kujtonin golat e çmendur të Jasir Asanit. Dikush thoshte se donte të lidhte jetën me një vajzë, që të ishte as më e bukur e as më e shëmtuar se golat e Asanit me Kombëtaren. Diku tjetër, krejt pa frena, thuhej se kur gjuante topin drejt portës kundështare Jasiri, linte pa punë edhe dronët e fundit, ata që përdoren në luftë për bombardime!
Të gjithë u dehën me golat e Asanit! Madje edhe në Kore,andej nga ku e “zbuluam” Jasirin, kishin thënë se golat e tij, e kishin prejardhjen më shumë nga Azia se sa nga Shqipëria. Ishin gola të çmendur, disi drogues, ndaj kemi dëgjuar lloj – lloj tollovitjesh .
Po Asani vetë , a është turbulluar pas golave? Thotë se akoma nuk kemi parë gjë , sepse në Europian do t’ia shkrepë prapë, ( mjerë portierët!) Madje, ekipi i tij Shqipëria do të jetë supriza e Europianit…”
Vite më parë, kur magjistari Nadir bëri trukun sikur u hodh nga 15 – katëshi , gjiganti i atëhershëm i Tiranës, dikush që nuk e kishte përtypur fare “magjinë” , kishte thënë: “ S’a mban ky popull. Vdes për përralla! “ Dhe kur flitet për Kombëtaren dhe për Europianin , përralla kushton sa bileta, për ta parë dhe përjetuar…nga afer ne Gjermani.
Sfidanti.al