Kur thërret Safet Gjici, presidenti i Kukësit, më shumë frikë shkakton tek futbollistët sesa tek punëtorët ndërtues! Mirë futbollistët që kanë dhënë prova, duke përmbysur edhe ndeshje, kur Safeti ka hyrë në dhomën e zhveshjes në pushim të pjesësve, po punëtorët pse të tundohen nga britma e tij?! Flitet për inagurimin e stadiumit të Kukësit dhe mesa duket ritmi i punimeve nuk po i pëlqen bossit që ka frikë se mos humb bastin me presidentin e madh: “ I kam thënë Armando Dukës se më 15 tetor do të presim shiritin..”
Loja me ndërtimin e stadiumeve është e bukur po t’u besosh fjalëve… më shumë se sa veprave. Në stadiumin “Air Albania” janë “luajtur” me imagjinatë disa finale të Kupave të Europës, të cilat na i premtonte pa pikë gajle presidenti Duka. Jo vetëm finalja që nuk ka mbërritur akoma në stadiumin “më të bukur” në Ballkan, po pritet të bëhet edhe një inagurim i fundit.. Një inagurim për fushën, e cila po shndërrohet në fushën më të shtrenjtë në Ballkan, afro 2 milion euro qysh nga fillimi i babëzisë. Dhe sikur të jetë me porosi nga lart, fushën prej floriri, s’do ta inagurojnë futbollistët por këngëtarët me nje koncert të denjë për barin fringo..
Kur flitet për stadiumet, gjithmonë nxitojmë për t’i inaguruar ! E pësuam me “Air Albanian”, punimet e të cilit akoma nuk kanë mbaruar edhe sot, u kapërdinë herët mangësitë tek “Arena e Elbasanit” dhe stadiumi “Loro Boriçi”, tani dëgjojmë thirrjen e prisidentit Gjici se nuk pret dot më shumë se 15 tetori, as edhe një ditë më shumë, sikur nuk e dimë që stadiumet tona behen me nxitim gati per shirit, sepse ajo eshte loja…
Sfidanti.Al