Suksesi i Pragës kundër Ukrainës është një fitore që thyen disa tabu, mes të cilave edhe atë të rokadës në rezultat që nuk regjistrohej prej shumë vitesh por ajo që ra në sy ishte sjellja e skuadrës. Kjo ndeshje dukej një zgjatim i asaj me Kroacinë në Euro 2024 kur skuadra dha sinjale të rëndësishme dhe me këtë 3-pikësh skuadra kofirmon se është në shinat e duhura dhe nuk ishte thjesht rastësi ajo paraqitje befasuese në eleminatoret e europianit.
Sylvinho ka ndërtuar jo vetëm një skuadër por edhe një mentalitet të qartë pasi me shumë mungesa në fushë skuadra nuk u shpërfytyrua e madje reagoi me krenari pas golit të pësuar deri diku edhe në mënyrë të padrejtë. Kombëtarja aktuale është skuadra e Sylvinho-s, një krijesë tërësisht e brazilianit, përndryshe, ta leme te punoje, sepse kjo lodër e bukur mund të prishet sa hap e mbyll sytë.
Nga Pirro Bardhyli