De Biazi mbetet “i ve”, Tramezani gjen një tjetër ..atdhe!

Shqipëria ka qënë si nektar për italianin Paolo Tramezani, ndihmësin e trajnerit DE Biazi tek Kombëtarja,  udhëtimi  i të cilit me kuqezinjtë ka përfunduar para kohe ngaqë ka firmosur për klubin zviceran Lugano. Nga një i dytë i panjohur,  metamorfoza e tij u bë mbresëlënëse në stolin tonë, kur kujton se ndimësit e ekipeve përfaqësuese, zakonisht, mbeten në hije dhe roli i tyre nuk është i përfillshëm. Pse në rastin e Tramezanit, na duket sikur diçka është shkëputur nga trupi i Kombëtares?  “Sozia” e De Biazit, siç e quanin shpesh mediat në Itali, për të cilin thuhej se krijonte lidhje taktike, pastaj dhe shpirtërore me futbollistët,  tregoi talent edhe në daljet televizive në studiot e RAI-t,  si opinionist, duke trumbetuar “ revolucionin” kuqezi, një mrekulli që ndodh vetëm në ato vende ku ka një president si ky i yni. Një e vërtetë e madhe po të kemi parasysh se çfarë nderi u ka bërë trajnerëve, presidenti ynë, kur para botës kualifikimin për në Europian ia shitëm me sforcim, si vepër origjinale të dyshes së stolit, dhe jo si nje nga “magjirat” e tij.

Ka ikur Tramezani në një moment delikat për Kombëtaren,  pasi kemi humbur në mënyrën më amorale me Izraelin dhe  kur në horizont, në muajin mars, do të luanim ndeshjen me Italinë, ekipin që dyshja italiane e stolit tonë e kishte paralajmëruar me një bombë false: “ Kujdes Itali, se do ta kesh punën pisk në Palermo, sepse do të sulmojmë”.  Një frazë që sepse na dikton një episod gjatë Europianit, pikërisht në stolin kuqezi, kur De Biazi në një moment godet ndihmësin e tij, Tramezani, një gjest  që me gjuhën e trupit do të thoshte: “  Ti  e ke fajin që e pësuam..”

Sfidanti.al