Bota e futbollit e befasuar: Zoti ka zgjedhur Shqipërinë!

E mbani mend trajnerin e famshëm gjerman Helmut Shën!Tregohet një anektodë pikante : gjatë ndeshjes Shqipëri-Gjermani, në vitet 70-të, trajneri Shën mbante shënime dhe i prishte prapë më pas. E pyetën në fund të ndeshjes gazetaret : Pse  ato që shkruaje i shkarrvitje më pas? Trajneri Shën i kishte lënë me gojë hapur  : “ Doja të fiksoja skemën e Shqipërisë, por dështova gjatë gjithë 90 minutave..”

Pse e kujtuam këtë episod muzeal ? Sepse në fund të vitit, gjithë bota e topit shkon tek “zoti i futbollit” dhe presin me padurim që i madhi nga lart,  t’u  tregoj  se cili vend në botë e ka mrekulluar më shumë.Ajo që ka thënë Zoti , mund te merret edhe  si një shenjë “qameti” për universin e futbollit :

Më ka befasuar Shqipëria më shumë se gjithë të tjerët në rruzull!  Sado që kam mbajtur shënime gjithë vitin, kurrë nuk e kuptova sekretin në futbollin e tyre. Stadiumet i kanë zbrazuar në kampionatin e tyre, portat i hapin dhe i mbyllin sipas qejfit,  kurse  me Kombëtaren harbohen e shkojnë në Europian.Edhe unë nuk gjej dot bileta kur luajnë shqiptaret…

Po  dikush nga pjesëmarrsëit i kishte thënë: “ Mos u habit me ta o zot i madh! Ata janë ndryshe nga e gjithë bota. Nuk kanë as pistë vrapimi , por dolën të parët në Europë me Luiza Gegën…”

Sfidanti.al