Askush nuk mungon, në funeralin e futbollit jemi të gjithë!

Mbani frymen miq! Po vjen ere e keqe nga te gjitha anet. Ere kalbesire dhe mbeturinash….Dekompozim… U be vite tashme me keto aroma qe te  kuterbojne hundet dhe te deformojne senset . Ndoshta pjese jo e vogel  jane mesuar e si ben me pershtypje. Dhe ne mes te “gjëse se felliqur e te çnderuar”,ne mes te vorbulles, ne periudha te ndryshme ndonjehere, pa te keq ndoshta prej zellit dhe pasionit, ka lulezuar ndonje oaz sado i vogel te cilin e kane vaditur qellimisht per ta shitur ne emer te pjeses tjeter te semure, sikur jo cdo gje eshte keq, sikur po punohet ne emer te kauzes, sikur i semuri po reagon.Dhe ky oaz kane qene ekipet kombetare ne mes te kalbesirave dhe mbeturinave te pjeses tjeter te futbollit tone, perfshire ketu kategorine superiore e te gjitha kategorite e tjera, futbollin e moshave, futbollin amator etj etj. Dhe kjo eshte bere  me synim te qarte qe ne fillim, me qellime te mbrapshta te cilat publikut te gjere ia tundin para syve  me duar patriotike dhe mendje tinzare. Ajo qe ndodhi fundjaven e kaluar me ekipin kombetar A dhe me ekipin U21 ishte momenti kur oazi u perpi nga pjesa tjeter, nga mbeturinat dhe kalbesirat nga ererat e keqija, nga mbetjet e cfaredollojshme.  Po i vene kazmen, po i kthejne shpinen nje here e mire lojes.

E gjithe kjo perngjason me fabulen 50 -vjecare te shkrimtarit socialist, me heronj false, servile dhe tradhetare. E gjithe kjo trondit.Eshte bere gjithe keto kohe nje ngaterrese e mbrapshte, jane dyzuar aktoret mes te lojes dhe sikurlojes. Eshte si te konfondosh me ndergjegje bejten me poezine. Kjo asfiksi tashme,  kjo situate toksike,  eshte rrezik per epidemi masive, helmim gjeneral. Tashme nuk mbulohet dot me dielli me shoshe, nuk kemi pse gjejme shkaktare te gjendjes se patolerueshme. Ketu duhet spastrim i pergjithshme,mobilizim i te  gjitheve per te miren e perbashket, per ndryshimin e te teres. Perndryshe do mbytemi e do asfiksohemi dalngadale, do asimilohemi e s’do jemi me te gjalle.

Jemi ketu qe cudia e futbollit te zgjase me teper se tre dite pune rrumpallehane federatse. Ky futboll yne nuk do me as sy per t’ u pare e as kembe dhe shpirt per t’u luajtur, sepse piket dhe golat shkruhen me nje te rene lapsi.Kjo nuk eshte nje fabul, eshte nje skenar i ngjizur i diktuar, perngjason me nje farse vrastare..kjo farse nuk eshte cudia, eshte pjella e kakoheshme dhe e sotmja.Nqs i duket vetja ndonjerit sikur eshte i paprekur nga e gjithe kjo, ja fut komplet kot. Nqs dikush thote ç’me duhet mua ja fut edhe me kot akoma. Keta njerez qe na kane cuar ne kete gjendje e urrejne futbollin, po e vdesin cdo dite e me shume.  Do jete njolle e zeze per te gjithe ne qe i lame ta cojne ne kete pike, por edhe me e zeze do jete njolla nqs nuk  bejme asgje per te ndryshuar!

PS: Futboll eshte luajtur edhe ne ditet me te veshtira, por futbolli yne nuk ka pare dhe nuk ka jetuar ndonjehere kohe kaq tinzare. Kurrë  futbolli nuk ka pare ndonjehere dite kaq te errta pa shkelqim, pa lavdi, pa loje te ndershme ne mes.

 

Ilir Pengu