Ç‘është kjo mrekulli që do të ndodhka në “Final 4”? Si mundet që një nga arbitrat më të mirë në Europë dhe në Premier Ligë, Antoni Tejlor, do të gjykojë një nga “finalet” e Superligës! Duket si pjellë e fantazisë kur bashkon një arbitër me famë botërore me një kampionat liliput, por në fakt është një zgjedhje e denjë për “honoris causa”. Kemi rast të themi edhe një herë që kjo është pjesë e magjisë së zv.presidentit të UEFA-s, zotit Duka, që na sjell dhurata që nuk kanë pikë lidhje me futbollin tonë..
Ata që thonin, dhe nuk ishin pak, se kjo skema “Final 4” , e cila liroi deri në fund vidhat e futbollit tonë, ishte një budallëk i klasit të lartë, do të kenë arsye të shijojnë të ndryshojnë kritikën.Një anglez kalibri që pritet të ndezë vrullin edhe tek shitja e biletave. Më shumë se kaq, prezenca e Tejlorit në ndeshjet finale, zbulon se sistemi ka vendosur të provojë sforcmimin më të madh moral.. që garën për titull ta vendos bota sepse u lodhëm duke bërë marifete!
Sfidanti.al