A janë njëlloj humbjet? Egnatia qesh, pastaj edhe qan…  

A janë të gjitha humbjet njëlloj ? Apo disa humbje na i pëlqen trupi, kurse për disa të tjera nuk gjëndet ilaçi. Fjala është për ekipin më të mirë të kampionatit, Egnatian, që në teatrin amatoresk  të Superligës, është ndër aktorët më të dobët..sapo  fiket skena dhe ndizen dritat e  prapaskenes…

Ah, kjo Egnatia, nuk di çfarë uji t’i jap “gomarit të futbollit” , të ngrohtë apo të ftohtë!? Kur është fjala për futboll pa poza , pa dredha, pa tredhje  rezultati  , Egnatia  e qan rolin e heroit pozotiv. Sapo bie bilbili, jo ai i fushës, por ai “synetit të rezultatit” Egnatias i dridhen gjunjtë dhe e tradhëton fytyra. Siç duken bathët, akoma  nuk është e përgatitur mire siç duhet për “synetin e lojes” ,  por do te mesohet  rekormandon “mjeku i familjes”.. !

Egnatia humbi me Elbasanin, pastaj humbi dhe me Partizanin! Të parën e përjetoi si “festë”, sepse kishte marrë bekimin edhe të “qeverisë”  që atë ditë ishin në stadium gjoja për inagurimin e tij. Të dytën me Partizanin, për shkak të një penalltie në favor te demave,  e përjetoi si një shkelje të drejtave të njeriut të… futbollit. Si ka mundësi që kjo  Egnatia e fortë në fushë kur i do qejfi, tregohet kaq e dobët kur i do qejfi  shefave! Çfarë skene e paparë ishte kjo me Partzianin, kur Egnatia protestonte sikur të kishte humbur kampionatin dhe jo ndeshje. Dashtë zoti nuk ishte provë gjenerale për fundin e këtij kampionati…

Sfidanti.al