Zhegrova në mesin e 10-të më të mirëve në Europë

Edon Zhegrova po kalon një sezon të karrierës te Lille në elitën e futbollit francez. Ai është prej futbollistëve më të mirë të Lille. Zhegrova e ka publikuar së fundmi në Instagram, një statistikë të Data Foot, e cila e vendos atë në mesin e futbollistëve më të mirë në rrezikimin e portës kundërshtare. 24-vjeçari, renditet i shtati me 40 aksione në total.

sfidanti.al