Shpejt do të mbushë 60 vjeç, por për epokën në të cilën jetojmë nuk flitet për një njeri të vjetër. i tillë Xhanluka Ferrero, që u zgjodh presidenti i ri i Juventusit nga Asambleja e klubit piemontez, ndërsa është një banor i qytetit. Ferrero ka lindur pikërisht në Torino në 1963, është shkolluar për financë dhe është në detyra të larta nëpër banka dhe organizata financiare italiane. Një njeri i “sërës” juventine, siç mund të thuhet dhe jo më kot u zgjodh nga familja Anjeli për të zëvendësuar pikërisht një Anjel, Andrean, i cili largohet me kokën ulur në mes të skandaleve, edhe pse fitoi 9 tituj kampion radhazi në Serinë A. Ferrero pritet të vazhdojë misionin e Anjelëve, pa një Anjel dhe jo më kot u përzgjodh për postin.
Sfidanti.al