Reali i Madridit ka shumë punë për të bërë jo vetëm sa i përket çështjeve në lidhje me fushën, por edhe atyre që kanë të bëjnë me programimin e skuadrës.
Siç dihet një problem i madh për klubin mbetet e ardhmja e Vinicius Junior, i cili jo vetëm që nuk ka rinovuar, por tani nuk do as të përmendet më ky argument. Burime pranë lojtarit kanë rrëfyer në emisonin ‘El Larguero’ të “Cadena SER” se ofertën e fundit për rinovim ai e ka konsideruar si absurde.
Braziliani u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk ka ndër mend që të ulet që tavolinën e bisedimeve nëse nga akordi i ri nuk do të bëhet lojtari më i paguar i ekipit ose thënë ndryshe nëse nuk përfiton 25 milionë euro neto si pagë vjetore.
Reali ka ngut në këtë drejtim pasi 25-vjeçarit i skadon kontrata në verën e 2027-ës, por nëse ky argument nuk mbyllet brenda këtij viti atëherë verën e ardhme klubi do të ketë shumë pak shanse që ta mbajë brazilianin në “Santiago Bernabeu” apo ta shesë për shifra që do të mbushnin arkat e Realit.
sfidanti.al