Liga spanjolle po zhvendoset në Shtetet e Bashkuara. Në Samitin e Sportit USA 2025 në Miami, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, konfirmoi se Villarreali dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin Hard Rock të Miamit më 20 dhjetor, pas miratimit të UEFA-s. La Liga kishte kohë që kërkonte të luante një ndeshje lige jashtë vendit, me përpjekjen e parë në vitin 2018 me një ndeshje midis Barcelonës dhe Girona-s, por ideja u hoq pas kritikave nga lojtarët, tifozët dhe klubet.
“Me këtë ndeshje, po bëjmë një hap historik që e lançon La Ligën dhe futbollin spanjoll në një dimension të ri”, tha Tebas. “Ne i kuptojmë dhe i respektojmë shqetësimet që mund të krijojë ky vendim, por është e rëndësishme ta vendosim në kontekst: kjo është vetëm një nga 380 ndeshjet e këtij sezoni”. “La Liga përfaqëson miliona tifozë në të gjithë botën, përfshirë shumë që i ndjekin me pasion ekipet e tyre dhe gjithashtu meritojnë mundësinë t’i përjetojnë ato drejtpërdrejt të paktën një herë. Kjo ndeshje synon ta sjellë futbollin tonë më afër këtyre tifozëve globalë pa kompromentuar angazhimin tonë ndaj atyre që e përjetojnë atë në stadiumet spanjolle çdo ditë”.
sfidanti.al