U desh minuta e 95-të që Erling Halandi të shpëtonte Mançester Sitin!

U mbajt fillimisht në stol sepse kishte pasur probleme fizike dhe Pep Guardiola nuk deshi të rrezikonte. Erling Halandi është tepër i rëndësishëm për Mançester Sitin këtë sezon, ndaj edhe trajneri i “qytetarëve” luajti një “llotari” të rrezikshme me besimin ndaj Fulhamit norvegjezi nuk do të ishte aq shumë i nevojshëm. Ndodhi ndryshe dhe Halandi u bë shpëtimtar. Guardiola e aktivizoi në 64’ në vend të sulmuesit tjetër, Alvarez (që shënoi golin e parë), dhe sulmuesi shënoi rrjetën vendimtare me penallti në minutën e 95-të shtesë. Saktësisht në minutën e 94-t dhe 33 sekonda. Kampionët janë në krye të Premier Ligës me 32 pikë ndaj 31 të Arsenalit, që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e tij. Penalltinë e fitoi De Brujne, ndërsa Siti luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 26-të kur Kanselo u përjashtua me të kuq. Portieri i Fulhamit, Leno, thuajse e priti 11-metërshin, por për fatin e Halandit nuk ia doli.

Sfidanti.al