Lidsi duhet të paguajë 21 milionë euro për një lojtar që … nuk e mori dot kurrë!

Vendimi vjen nga “lart”, pikërisht nga Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë të Zvicrës, dhe prej tij nuk ke ku shkon tjetër përveçse ndoshta në gjykatën federale zvicerane. Lids Junajtidi është urdhëruar të paguajë 21 milionë euro për kartonin e futbollistit Zhan-Kevin Ogusin (Augustin), të cilin nuk e pati kurrë në radhët e veta. Klubi anglez e mori sulmuesin francez në janar 2020 në formë huazimi, dhe ai luajti gjithsej vetëm 3 ndeshje, e më pas u kthye tek Lajpcigu, por huazimi kishte edhe një detyrim për blerje kartoni, gjithnjë nëse ekipi ngjitej në Premier Ligë. Sidoqoftë, huazimi kishte vlerë deri në 30 qershor 2020, ndërsa ngjitja në Premier Ligë ndodhi më pas sepse sezoni u shty për shkak të Kovidit. Megjithatë, FIFA i dha të drejtë lojtarit dhe Lajpcigut, e po ashtu KAS-i i Lozanës.

Sfidanti.al