Paolo Tramexani është një yll në ngjitje në futbollin tonë. Tekniku karizmatik mbërriti në Shqipëri si ndihmës i trajnerit të Kombëtares, por as vetë De Biazi nuk do ta kishte parashikuar, se ndërkohë që influenca e tij po bie, ajo e zëvendësit po njeh një ngjitje të frikshme. Thuhet, se Tramexani se ka në dorë tani fatet e trajnerëve të përfaqësueseve të moshave, pra vlerëson ata që janë në detyrë, si dhe përcakton zëvendësuesit. Ndërkohë që ka humbur memorjen dhe bën gafa kur flitet për paraqitje të lojtarëve të Kombëtares, gjë që deri në kohën që nisi “fluturimin”, e kishte punë të parë.
Pas shortit të Champions, që vuri përballë Realin e Madridit me Napolin, shtypi italian u kujdes për të sjellë në vëmendje një përballej të mundshme në fushë, midis Kristiano Ronaldos dhe Elsaed Hysajt dhe ja çfarë tha Tramexani për një radio napoletane: “Hysaj ëhtë përballur me Ronaldon edhe gjatë kualifikueseve të europianit, duke u treguar shumë i aftë. Edhe atëherë arriti ta ndalte dhe uroj që kjo të ndodhë sërish”. Ndërkohë që Hysaj nuk është përballur asnjëherë me Ronaldon, pasi në ndeshjen e parë, fituesi i Topit të Artë nuk ishte në fushë, ndërsa në “Elbasan Arena”, vetë Hysaj nuk ishte as në tribunë. Çudi si ta ketë lënë memorja Paolon, i cili kur Bellai shkoi të dorëzonte listën e të grumbulluarve të përfaqësueses që drejtonte, i kujtoi se ishte i shkarkuar.