Këtë të hënë Veljko Paunović mbajti konferencën e parë për shtyp pasi u bë trajner i ekipit kombëtar serb. Dragan Stojkoviç dhe dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë në Leskovc. Serbia grumbullohet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. Serbia do të luajë kundër Anglisë në Londër (13 nëntor) dhe Letonisë në Leskovc (16 nëntor).
Aktualisht ata janë në vendin e tret në grup me një pikë pas kuqezinjëve dhe tetë më pak se Anglia që kryeson grupin. Në luftën për vendin e dytë që çon në fazën eliminatore, ku ata shpresojnë, nuk kanë më asgjë në dorën e tyre pasi gjithçka varet nga Shqipëria dhe ndeshja jonë në Andorra dhe më pas me Anglinë në Tiranë të dielën.
Për këtë situatë trajneri i Serbisë deklaron: ”Një detyrë e vështirë e pret Serbinë, por një rezultat i mirë në Londër, që do të ishte gjithçka tjetër përveç një humbjeje, mund të vlente sa floriri.
Por, sigurisht, në rastin e fitores së Shqipërisë kundër Andorrës, edhe triumfi përfundimtar i ekipit tonë në Wembley mund të mos jetë i mjaftueshëm”,-tha Paunović.
sfidanti.al

