Tragjedia e dytë e kombëtares, humbje në Luksemburg!

Në kohën e të ndjerit Josip Kuzhe, një epokë e kombëtares shqiptare u mbyll pikërisht në Luksemburg, ku u pësua humbja 1-2. Kroati i edukuar I futbollit sulmues u detyrua të dorëzohej dhe të largohej nga detyra pak kohë më vonë, ndërsa më pas u dorëzua tragjikishte dhe para sëmundjes. Sot, kur kanë kaluar gati 6 vjet, përsëritet I njëjti skenar, në një humbje të njëjtë, ndonëse këtë radhë në një miqësore, jo në ndeshje zyrtare eleminatore.

Trajneri Xhani De Biazi, me pozita të lëkundura prej kohësh, duket se po vjen në fund të ciklit të tij, dhe nuk pranoi të jepte intervistë në stadium, si zakonisht pas humbje. Ai vendosi të fliste në një konferencë shtypi në hotelin e kombëtares. Çfarë pritet të deklarojë ai në atë konferencë?

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 52-të me anë të Roshit, por më pas harroi të luante. Luksemburgu përmbysi shifrat në minutat 63 e 74, ndërsa aksionet e fundit të Shqipërisë të paktën për të barazuar, nuk patën sukses. Pjesa e parë ishte më e mirë për kuqezinjtë, por jo e dyta, ku ndoshta ndikuan edhe ndërrimet, veçse ato I bënë edhe vendasit.

Më shumë sesa për disfatën në një miqësore, kjo humbje shqetëson shumë në vigjilje të përballjes së rëndësishme eleminatore në fushën e Izraelit, në 11 qershor, sfidë kur De Biazi dhe futbollistët donin të shkonin për rezultat pozitiv, për të luftuar të paktën për vendin e tretë në grupin tonë të Botërorit.

Sfidanti.al