Tension maksimal tek Juventusi, ç’po ndodh me Alegrin?!

Kur ndodh një herë, nuk mund të bëhet nami. Le të mos vëmë duart në kohë as për rastin e dytë, veçse kur shkohet më tej, atëherë duhet të ndalemi pak. E kemi fjalën për Juventusin dhe problemet e trajnerit Masimiliano Alegri me futbollistët e tij. Pavarësisht se “korracata” juventine është aq e fortë sa nuk ndjen asgjë në Serinë A, sërish ky sezon po bëhet shqetësues. “Tensioni ka arritur në Max-imum”, shkruan “La Gazeta delo Sport” duke bërë lojë fjalësh me emrin e shkurtuar në anglisht të trajnerit.

Historia nisi në 2 tetor me Sami Kedirën, që Alegri e zëvendësoi ndaj Empolit dhe doli me nerva. “Është normale që të nxehet, por unë jam këtu për të zgjedhur”, – tha trajneri. Pas diçka më shumë se një muaji i ndodhi Higuainit, dhe Maks komentoi se “ishte i zemëruar se nuk shënoi, jo sepse u zëvendësua”. Ja në dhjetor kur reagoi edhe Mario Manxhukiç, me Alegrin që u përpoq ta kuptonte. “Nuk meritonte të zëvendësohej, por më duhej pak më shumë cilësi në fushë”, – ishin fjalët e tij.

Gjithsesi, në Doha të Katarit, pas Superkupës së humbur me Milanin, ishte vetë njeriu i stolit që humbi nervat dhe stilin e tij. “Duheshin zënë të gjithë me shkelma në prapanicë”, ulëriti ai, dhe padyshim krijoi pakënaqësi tek futbollistët. Viti 2017 ka raste të tjerë. Më përpara Dibala që nuk i dha dorën trajnerit kur doli nga fusha, pastaj Lihtshtajner (eh, çdo javë po ndodh nga një, u dëshpërua Alegri), ndërsa rasti i fundit ishte i përplasja verbale me Bonuçin. Mbrojtësi si ndëshkim u la në tribunë në ndeshjen e Championsit ndaj Portos, por pyetja është: Sa kohë mund të vazhdohet kështu, pa shpërthyer ndonjë skandal?

Sfidanti.al