Ndaj ekipeve të fortë, skuadra e kryeqytetit jep versionin e vet më të mirë, ndërsa shpesh ndodh që zhgënjen në ndeshje të tjera. Le ta lemë në aspektin sportiv, dhe të mos shprehim dyshime të tjerë, ndërsa në Francë mendimi i përgjithshëm është që PSG do të jetë kampion. Sipas një sondazhi të bërë nga “Lë Parizien”, 48 për qind e francezëve gjykonin se ekipi i trajnerit Poçetino do ta ruajë titullin, madje ky sondazh ishte bërë para fitores 4-2 në fushën e Lionit që e nxorri kampionen në krye. Kur vinte puna për votuesit nga e gjithë bota, ky numër shkonte në 58 për qind. Rreth 60 për qind e atyre që u përgjigjën ishin të mendimit se niveli i PSG-së ka rënë në krahasim me vjet.
Për lojtarin më të mirë të kampionatit, Kilian Mbape ishte më i preferuari me 50 për qind të francezëve, dhe 51 për qind të të gjithë votuesve. Habi shkakton diferenca me Nejmarin që doli në vendin e dytë dhe mori vetëm … 8 për qind të votave. Në vend të tretë, portieri Kejlor Navas me 4 për qind. Sondazhi tregoi se tifozët e pëlqenin nivelin teknik të kampionatit francez, pavarësisht nga mungesa e tifozëve.
Sfidanti.al