Lara Colturi nuk ndalet pasi ka shkëlqyer në Botërorin e skive duke arritur nje tjetër rezultat fantastik. 18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në pod në disiplinën e Sllallomit Gjigant. Colturi kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, në disiplinën e Slallomit. Colturi është vajza e skiatores së njohur italiane Daniela çekarelli, e cila u shpall kampione olimpike në disiplinën “super-G” në Sollt Lejk Siti në 2002. Colturi stërvitet nga trajneri italian, Andrea Vianello, i cili është bashkëshorti i skitores së njohur spanjolle Karolina Ruiz.
sfidanti.al