Sindikalisti Xhanone sulmon Juven dhe FIAT-in për Ronaldon!

“Pas Higuainit, tani vjen Ronaldo? Turp për ta”. Këto fjalë nuk i ka thënë ndonjë i fuqishëm që dëshiron të sulmojë Juventusin, por një punëtor i ndërgjegjshëm italian i FIAT-it, i quajtur Xherardo Xhanone. Si një sindikalist i vërtetë, Xhanone vuri gishtin në plagë.

“Ata (FIAT-i dhe Juvja) shpenzuan 90 milionë euro për Higuainin, dhe tani pritet të shpenzojnë 100 milionë euro për Ronaldon, – vërejti ai, – ndërsa punëtorët e FIAT-it nuk kanë njohur rritje rroge prej 10 vitesh”.

Në 10 vjet, natyrisht, çmimet janë rritur, pra paga reale është ulur dhe punëtorët jetojnë më keq se në 2008. Gjithsesi, kjo pak rëndësi ka për familjen Anjeli që zotëron 30 për qind të FIAT-it dhe 63 për qind të Juventusit. Ndoshta, do të duhen greva të fuqishme që kjo të ndryshojë.

Sfidanti.al