“Der Shpigel”, gazeta e njohur gjermane ka zbuluar “ishullin e thesarit” të Kristiano Ronaldos, i cili për t’i shpëtuar taksimit të milionave, ka shkuar në arkipilegun Virgjinë Britanikë, 100 kilometra larg Porto Rikos. Duket si skenar i një filmi, por është shumë e vërtetë se 150 milionë euro të yllit portugez të Realit janë strehur në zyrën e një shtëpia të thjeshtë dykatëshe, dritaret e së cilës qëndrojnë më shpesh mbyllur sesa hapur dhe poshtë saj gëlojnë njerezit pët të blerë ilaçe.
Siper kesaj farmacie, ku banorët hynë e dalinper të blerë ilaçe për hallë të ndryshme, ndofta edhe për shkak të futbollit të milionave, që ndihmon më shumë per dhimbje koke, ndodhet zyra modeste që lodron me shifrën e 150 milionë euro të Ronaldos, ndërkohë që në Spanjë janë hedhur shumë dyshime për “golin e fshehtë” që do t’i japë Topin e Artë atij. Në këtë vend, që mund të konsiderohet një ishull parash të “palara”, operojnë 600 ndërmarrje fantazmë, me misionin për të shpëtuar taksimit.
Sfidanti.al