Shpëton dot Barça nga borxhi 1 miliardë euro, me zgjedhjen e Laportës?!

Është favoriti i garës presidenciale dhe mund të quhet thuajse që tani fitues. Zhoan Laporta ka diferencë të madhe me kandidatët rivalë për kreun e Barcelonës, veçse edhe një njeri me personalitetin e madh të tij nuk do ta ketë aspak të lehtë që të shpëtojë klubin nga laku i borxheve që po i afrohen 1 miliardë eurove. Shifra e jashtëzakonshme është më e madhe sesa xhiroja vjetore e katalanasve, dhe sipas mediave gjysma e saj duhet të paguhet gjatë vitit 2021.

Si do t’ia bëjë fituesi i mundshëm Laporta për të shpëtuar klubin nga falimentimi? Askush nuk është në gjendje të thotë diçka, përveçse të theksohet se do të ketë sërish ulje të rrogave. Në një rast të tillë, si mund të mbahen yjet si Mesi, Grizman, Ter Shtegen, Buskets, De Jong apo edhe Pedri apo Ansu Fati? Një ekuacion me dy të panjohura të mëdha që edhe një legjendë si Laporta do ta ketë të vështirë për ta zgjidhur.

Sfidanti.al