SHBA kanë fituar medaljen e artë në basketboll për femra pas një drame të pabesueshme kundër Francës me rezultat 67-66. Të dielën pasdite në palestrën “Bercy”, ishte një atmosferë të zjarrtë, pasi ishte edhe ngjarja e fundit në Paris 2024. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë nga fillimi e deri në fund, me Francën që kishte epërsinë pas pjesës së parë. Por amerikanet ishin më të përqëndruara në fund dhe shënuan fitore. Ndeshja u vendos në aksionin e fundit, ku francezet ishin tri pas dhe arritën të shënonin, por Gabby Williams shkeli vijën. Basketbollistet e SHBA-së kanë fituar të artën olimpike për herë të dhjetë. Ato kanë dështuar vetëm në vitin 1992 në Barcelonë, kur fituan medaljen e bronztë. Medaljen e bronztë e fitoi Australia që fitoi 85:81 ndaj Belgjikës, më herët të dielën. Me ndeshjen Francë – SHBA kanë përfunduar garat në Lojërat e Parisit, që po vlerësohen shumë të mira me rivalitet, rekorde dhe spektakël.
sfidanti.al