Sifan Hassan ka hyrë në pjesën më të rëndësishme të historisë moderne të Lojrave Olimpike pasi ka marrë medalje për Holandën në garën e 5000 metrave, 10.0000 metrave dhe maratonë. Holandezja bëhet e para atlete femër, e cila koleksionon medalje në tre gara të ndryshme rrezistence në një edicion të Lojrave Olimpike. Një sipërmarrje të tillë ka arritur vetëm Emil Zatopek në 1952. Hassan fitoi sot në mëngjes maratonën duke bërë edhe një sprint në 200 metrat e fundit ku mundi Tigst Assefa. 31-vjeçarja triumfoi me kohën rekord 2 orë 22 minuta dhe 55 sekonda vetëm dy ditë pasi kishte fituar medalje të bronztë në garën e 10,000 metrave dhe gjashtë ditë pasi kishte festuar një tjetër vend të tretë në garën e 5,000 metrave. Të tre këto gara kanë një emërues të përbashkët, janë gara rrezistence dhe fakti se Sifan Hassan mori medalje në të tre këto gara e bën atletet një “Zot” mes frymorëve..
sfidanti.al