Patrik Schick, ndërsa po përpiqet të arrijë një marrëveshje për një kontratë të re me Bayer Leverkusen, duke e zgjatur kontratën e tij aktuale përtej vitit 2027, ai është gati të marrë më shumë përgjegjësi sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.
“Ky do të jetë roli i të gjithë lojtarëve tanë më me përvojë. Por ne nuk jemi këtu vetëm për të ndihmuar lojtarët e rinj. Ne jemi këtu për të fituar ndeshje, për të fituar trofe. Edhe lojtarët e rinj dhe të sapoardhurit nuk mund të mbështeten vetëm në mbështetjen tonë, edhe ata duhet të na ndihmojnë. Ne duhet të jemi një ekip i shkëlqyer. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndërtojmë”.
Ekziston një mundësi që Schick të formojë një dyshe sulmuese me Boniface sezonin e ardhshëm: “Do ta shohim. Sigurisht, mund ta imagjinoj qartë këtë mundësi. Fatkeqësisht, sezonin e kaluar nuk luajtëm shumë ndeshje së bashku, edhe pse mendoj se e meritonim”.
Një kritikë për Xabi Alonson, ish-trajnerin e tij që tani është te Real Madridi: “Në disa raste, ishte mjaft e qartë se mund ta kishim ndihmuar më shumë ekipin duke luajtur së bashku. Sipas mendimit tim, lamë disa mundësi të pashfrytëzuara. Viktori është një lojtar i shkëlqyer, me cilësi shumë të ndryshme nga të miat. Kombinimi midis ne të dyve mund të funksionojë shumë mirë, por duhet të stërvitemi më shumë. Nëse duhet të luajmë vetëm me një sulmues, dua të jem unë ai. Askush nuk dëshiron të jetë zgjedhja e dytë”.
“Do të jetë një sfidë të zëvendësojmë Wirtz, Tah dhe Frimpong, sepse ata janë lojtarë të klasit botëror. Ne duhet t’i kompensojmë këto largime me cilësi dhe frymë ekipi. Të tjerët gjithashtu duhet të marrin më shumë përgjegjësi, sepse ndonjëherë e tëra që duhej ishte t’ia jepnim topin Flo-s dhe ai bëri diferencën. Prandaj do të na duhet të luajmë pak më ndryshe, por ne tashmë kemi nënshkruar talente të reja. Ata do të jenë të etur për të provuar vlerën e tyre. Dhe me siguri do të vijnë më shumë”, përfundon ish-lojtari i Romës.
sfidanti.al