Mohamed Salah, figura kryesore e makinerisë së futbollit që është Liverpooli nën drejtimin e Arne Slot, pranoi në një intervistë për kanalin australian ‘Optus Sport’ se dëshiron me padurim të fitojë përsëri Premier League me Liverpoolin. Sulmuesi egjiptian kujtoi suksesin e vitit 2020, i cili u arrit në kohën e pandemisë së Covid-19, duke kufizuar ndjeshëm festimet.
“Parakalimi në qytet, kur Liverpool fiton një titull, është i pabesueshëm dhe pikërisht për këtë arsye dua të fitoj sërish Premier League. Dua shumë të përjetoj një ditë të tillë – do të jetë e paharrueshme për qytetin dhe për tifozët. Motivimi ynë më i madh, më shumë sesa UEFA Champions League, është të fitojmë Premier League. Për shtatë vite, do të kisha preferuar Champions League, por këtë sezon për herë të parë po them se prioriteti im është Premier League,” pranoi ‘ylli’ afrikan.
sfidanti.al