Rodrigo De Paul largohet nga Atletico, bashkohet me Messin tek Inter Miami

Rodrigo De Paul largohet nga Atletico Madrid për 15 milionë euro dhe i bashkohet Leo Messit tek Inter Miami. Klubi njoftoi lajmin në faqen e tyre zyrtare të internetit, duke i dhënë lamtumirën ish-lojtarit të Udineses pas katër vitesh në kryeqytetin spanjoll.

“Rodrigo De Paul po largohet nga Atletico Madrid dhe do të vazhdojë karrierën e tij profesionale te Inter Miami. Mesfushori argjentinas përballet kështu me një sfidë të re në karrierën e tij sportive”, thuhet në faqen zyrtare të Colchoneros, “duke përfunduar një periudhë katër-sezonale me klubin.

Gjatë këtyre katër sezoneve, lojtari argjentinas ka bërë 187 paraqitje për Atleticon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 26 asiste. Në emër të klubit, i urojmë Rodrigo De Paul fat të mbarë në përpjekjet e tij të ardhshme personale dhe profesionale”.


sfidanti.al