Për Pizën, skuadrën e shqipëtarëve, që militon në Serinë B italiane, problemet nuk kanë të përfunduan, madje janë shtuar edhe të tjera, nga më absurdet. Ditën e djeshme është ndërprerë edhe energjia elektrike në stadiumin “Arena Garibaldi”, për shkak të faturave të mospaguara, shifër që ka arritur në rreth 4 mijë euro, nga pronarët aktualë të klubit. Në këtë klub aktivizohen edhe dy lojtarë shqiptarë, sulmuesi Edgar Çani dhe portieri Sajmir Ujkani.
Piza, prej kohësh po kalon një moment të vështirë në planin financiar. Rreth një javë më pare, për shkak të mospagesave të faturave u ndërpre edhe shërbimi telefonik. Kur ekipi vuan, askush më shumë se tifozët nuk e ndiejnë një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë filluar të reagojnë, duke kontestuar presidentin, i cili nuk pranon asnjë ofertë për të shitur klubin.