Rekordet e “të veçantit” Alehandro Garnaço gjatë muajit nëntor!

Lavdet për të nuk kanë të ndalur. Televizioni amerikan, “ESPN” e cilëson “të veçantë” (special). Statistikat thonë se në 18 minuta ndaj Fulhamit ai pati 9 prekje topi, 5 pasime të sakta nga 5 të provuara, 1 gjuajtje drejt portës dhe 1 gol. Gjithsesi, kjo është shumë pak, pasi statistika kryesore është që në nëntor, Garnaço bëri debutimin për Mançester Junajtidin, u bë lojtari më i ri jashtë Mbretërisë së Bashkuar që shënoi me këtë fanelë në një garë europiane, u bë më i riu lojtar që jep dy asistë në një ndeshje për Junajtidin, dhe shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë. Çfarë muaji! Gjithsesi, “ESPN” komentoi se “Argjentina është duke lënë në shtëpi një talent të nivelit të Alehandro Garnaços”, pra meqë nuk po e merr në Kupën e Botës.

Sfidanti.al