Reali kthehet në kaos, ndërsa VAR-i kishte marrë pushim!

Këto janë komentet e mediave spanjolle, dhe me të vërtetë kronikatë janë të paçmueshëm kur bëjnë “penelatat” për ndeshjet e së shtunës. “Reali ecën mes ferrit dhe purgatorit”, – komenton e përditshmja “AS” pas humbjes. Edhe pse madrilenët mund të ankohen për VAR-in në humbjen 1-2 në shtëpi me Alaveshin, sërish kjo nuk e fsheh faktin se ekipi i Zidanit nuk është as bindës, dhe as i ekulibruar. Sidomos, fillimi i ndeshjes ishte katastrofik me dy gola të pësuar, dhe më pas gjithçka u bë malore. “Nuk ishte një aksident, – vazhdon “AS”-i, – ndonëse u duk i tillë.

Një penallti e shkaktuar më kot nga Naço, pastaj një gabim i Kurtuasë, ndërsa arbitri dhe VAR-i nuk dhanë penallti për Marselon. Goli i Kasemiros erdhi shumë vonë, ndërsa lajmi tjetër shumë i keq ishte dëmtimi sërish i Hazarit. Tepër i pafat supertalenti belg, investimi më i madh i Realit që nga koha e Ronaldos e Bejlit. Për fat të keq, Zidani ka disa lojtarë që mund të quhen “gjysmagjelë”, si Rodrigo (i druajtur), Vinisius (ndonjëherë, jo i qartë), Odegardi  që është i habitur në galaktikën madrilene, apo Isko që nuk jep aspak shpresë. Kur mungon edhe Benzemaja e Ramosi, atëherë nuk bën dot punë mesfusha shumë e mirë me Modriçin, Krosin e Valverden.

Sfidanti.al