Inter, kërcënime të tifozëve ultras: Tregoni kurajo, ose ju japim dru

Sassuolo-Inter ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për Interin që duhej të harronte humbjen me Realin e Madridit, por edhe për vetë të ardhmen  e Antonio Contes. në këtë mënyrë tifozët ultras vendosën që t’ia bënin të qarta gjërat skuadrës zikaltër në prag të kësaj sfide teksa shpalosën një parrullë me tone kërcënuese.

‘Ajo fanelë që vesh duhet të nderohet. Tregoni kurajo ose vijmë aty e ju japim dru-lexohet në parrullën e përgatitur nga tifozët ultras të Interit.

Dhe mesa duket ky lloj kërcënimi pati efekt, pasi Interi arriti të mundë pastër një prej skuadrave më në formë të kampionatit italian, me rezultatin 3-0.

sfidanti.al