Reali i bën një tjetër bojkot ‘Topit të Artë’

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, thuhet se i ka kërkuar të gjithëve në klub të heshtin sa i përket temës së “Topit të Artë”. Sipas gazetarit të “AS”, Serhio Lopez, Real Madridi ka miratuar “ligjin e heshtjes” në lidhje me “Topin e Artë”. Askush nuk duhet të flasë për çmimin apo ceremoninë pasi vendimi i klubit është të injorojë plotësisht temën e çmimit më të madh individual.

Më herët, klubi anuloi transmetimin e tyre zyrtar televiziv që mbulonte “Topin e Artë 2024” dhe bojkotoi ceremoninë në tërësi.Thuhet se “Los Blancos” janë të zemëruar që revista “France Football” i dha çmimin Rodrit në vend të Vinicius Junior. Real Madrid beson se kjo ka të bëjë me bashkëpunimin e revistës me UEFA-n në këtë vit të veçantë. Rodri fitoi në mënyrë sensacionale “Topin e Artë 2024”, pavarësisht pritshmërive fillestare që Vinicius Junior do ta merrte atë.

sfidanti.al