Nëse vendos të largojë nga skuadra, Ten Hagun, Sër Xhim Ratklif do të marrë si trajner të Mançester Junajtid, Zinedine Zidane. Francezi ka dy kushte për të ardhur në krye të skuadrës angleze. Fillimisht të mësojë mirë anglishten për të komunikuar me lojtarët dhe më pas të ketë në skuadër lojtarë cilësorë. Pronari kryesor i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, por kërkon të bëjë një lëvizje të madhe në skuadrën e tij. Ai dëshiron të marrë në drejtim, Zinedine Zidane. Në fakt Ratcliffe ka vendosur të mbajë Erik ten Hag si trajner për momentin, pavarësisht fillimit të tmerrshëm të sezonit. Holandezi i mbijetoi qëndrimit në stolin e Mancesterit, pas takimit me drejtuesit e klubit javën e kaluar, por nëse forma e tyre e dobët vazhdon, Ratcliffe me siguri do të kërkojë një zëvendësues.
Dhe një nga kandidatët kryesorë mund të jetë Zidane, i cili e udhëhoqi Real Madridin drejt dy titujve të La Ligës dhe tre të Ligës së Kampionëve. Por Ratcliffe duhet të marrë parasysh dy fakte shumë të rëndësishme për Zidane, nëse ai dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së djajve të kuq. Kampioni francez nuk di të flasë mirë anglisht dhe për të ky është një problem. Zizu është shumë i ndërgjegjshëm dhe shumë i kujdesshëm për këtë. Ai dëshiron që të ketë një komunikim perfekt me lojtaët për të përçuar idetë e tij. Por mbi të gjitha Junajtid fillimisht duhet të zgjedhë lojtarët e duhur. Jo të gjithë ata që kushtojnë shumë shtrenjtë janë edhe lojtarë cilësorë. Kjo është shumë e rëndësishme për Zidane.
sfidanti.al