Premier Liga, lëmsh nga koronavirusil; në alarm Çelsi, Man. Junajtid e Totenhemi!

Shpresa është që sezoni i ardhshëm të jetë ndryshe. Futbolli vuajti shumë nga koronavirusi për shumë muaj të këtij viti, por duket se Premier Liga angleze nuk do të shpëtojë kaq lehtë. Lajmet janë që gjashtë lojtarë të Çelsit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa kanë qenë me pushime, dhe 8 gjithsej janë në karantinë, e po ashtu tronditës ishte lajmi se pozitiv doli edhe ylli i Mançester Junajtidit, Pol Pogba, i cili madje nuk kishte dalë jashtë kufijve të Britanisë së Madhe.

Në një tronditje të madhe për trajnerin e bluve të Londrës, Frenk Lampard, zbulohet se Tami Abraham, Mejzën Maunt, Kristian Pulishiç, Fikajo Tomori dolën pozitivë, ndërsa ishin me pushime në Mikonos të Greqisë, dhe tani janë në vetëizolim. Katër lojtarë të tjerë janë gjithashtu në karantinë, Zhorzhinjo, Ros Barkli, Emerson dhe Miçu Baçuai. Ishulli i shkëlyer dhe super elegant grek doli fatal për yjet e Premier Ligës.

Pak ditë më parë, aty shkeli në dërrasë të kalbur kapiteni i Mançester Junajtidit, Megajer, i cili pati përleshje, u akuzua për korrupsion ndaj policisë dhe u shpall fajtor nga gjykata vendase. Hallet nuk paskan përfunduar me kaq. Çelsi është përforcuar këtë verë me lojtarë si Timo Verner, Çilluell e Zijeç, ndërsa pritet ardhja e Tiago Silvës si dhe më e madhja, ajo e Kai Havercit nga Leverkuseni i Gjermanisë, veçse përgatitjet për sezonin e ri janë bërë lëmsh për shkak të virusit dhe të izolimit që mund të jetë 2-javor.

Edhe Mançester Junajtidi është tronditur edhe më shumë, pasi mori goditje për gafën e Megajerit. Rasti pozitiv i Pol Pogbasë është një shqetësim i madh për trajnerin Ole Gunar Solskjer, i cili do të përpiqet që skuadra të arrijë nivelin për të pretenduar titullin në Premier Ligë. Pogba i ka kaluar pushimet në Angli, dhe u lavdërua nga mediar, por kjo nuk e shpëtoi.

Një tjetër rast koronavirusi në Premier Ligë është ai i futbollistit të Totenhemit, Ndombele, ndërsa nuk dihet sesa lojtarë të tjerë mund të infektohen. Padyshim që do ta do ta rrezikonte jo pak sezonin e ri, aq më tepër që po mendohej për të kthyer tifozët nëpër stadiume.

Sfidanti.al