Premier League blindon vendin e 5-të në Champions

Gjithçka është në duart e Liverpool, Aston Villa dhe Nottingham Forest. Edicionin e ardhshëm mund të jenë 7 skuadra angleze në kompeticionin madhor. Pavarësisht presionit të disa klubeve për të riparë normat e Championsit për të penalizuar klubet angleze, Premier League vazhdon të diktojë ligjin e saj në kompeticionin kryesor europian. Në 2026-2027-ën, për të dytin sezon radhazi, edhe skuadra e vendit të 5-të në Angli ka të drejtën të marrë pjesë në kupën me veshë të mëdhenj. Jo vetëm kaq, Premier League mund të shënojë një rekord absolut. Mund të shkojë me 7 klube në Championsin e ardhshëm, një më shumë se këtë vit. Çdo gjë varet nga Liverpool, Nottingham Forest dhe Aston Villa, me dy të fundit të impenjuara në Europa League.

sfidanti.al