Fitorja 2-0 e Atlético Madridit përballë Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve është shënjuar nga penalltia e munguar në favor të vendasve pas prekjes me dorë nga Marc Pubill. Gjyqtari rumun Istvan Kovacs, 22 lojtarët në fushë, zëvendësuesit dhe stafi i trajnerëve, 59,299 spektatorët në stadium dhe miliona shikues në shtëpi panë mbrojtësin e Atlético Marc Pubill duke e prekur topin me dorë brenda zonës së penalltisë pas një goditjeje nga portieri i tij Musso. Megjithatë, gjyqtari rumun nuk e konsideroi atë si penallti, dhe as VAR nuk e njoftoi atë për gabimin e hapur.
“Në VAR ishte një gjerman, faleminderit Gjermani. Nuk mund të besoj ccfarë ndodhi, Pubill preku topin me dorë. Duhej të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe duhet që të kishim një penallti në favorin tonë”, tha Flick.
sfidanti.al

