Futbolli? Në vendet e fundit të UEFA-s , ndersa ne krenohemi me kolltukun e zv/presidentit te UEFA-s. Basketbolli? Edhe më keq…shqiptarët në parket mund të luajnë si të barabartë vetëm me vende modeste, gati gati të detyruar për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Po shtanga? Disiplinë dikur elitare, por prej vitesh e zhytur mes mërive dhe asnjë investimi serioz në kapacitetet njerëzore sepse dikush kërkon të mbretërojë në karrigen e pushtetit.
Doni të flasim për volejbollin? A ekziston një ligë serioze? Di kush të na thotë që ku figuron ndërkombëtarisht Kombëtarja? Not? Jo! Çiklizëm? Qitje? Atletikë? Jo! Jo!Jo!. Çfarë loje po luajmë me të ardhmen e fëmijëve tanë? Në Itali ka shpërthyer debati për pagesat që prindërit janë të detyruar të bëjnë për t’i aktivizuar, po këtu? Luajnë në cepa pallatesh të rrethuar nga betoni sepse të gjithë po kontribuojmë për një shoqëri të fiksuar pas parasë dhe fiksimit të karriges së pushtetit. Nëse ky nuk është një krim kundër pasionit të fëmijëve, çfarë emri mund t’i vendosim? Me siguri “Turp”!
Pirro Bardhyli

