Paris SG ka gati 200 milionë euro për Kejnin e Bernardo Silvën!

Mediat në Francë dhe ato në Europë flasin për një “ofensivë” të re, ndërsa nga skuadra franceze u largua Lionel Mesi, dhe me gjasë pritet ikja e Kilian Mbapesë. Presidenti Al Helaifi duhet të llogarisë që Paris SG duhet të rindërtojë fazën sulmuese, dhe “Marka” shkruan se janë gati 200 milionë euro për një qendërsulmues dhe një lojtar krahu. Flitet për Harri Kejnin dhe Bernardo Silvën, ndërsa PSG i hyn “në pjesë” Bajernit për kapitenin e Anglisë, dhe sheikëve të Arabisë Saudite për portugezin.

Sfidanti.al