Nga Elkani tek Alegri kanë një refren: Juventusi niset për fitore, por nuk është favorit!

Shefi i Eksorit (Exor), kompanisë që zotëron aksionet e “Zonjës së Vjetër” flet thuajse të njëjtat fjalë si edhe trajneri i tij. “Duhet të jemi në  lartësinë e së kaluarës sonë, – thotë Xhon Elkan, – jemi një ekip që kemi fituar 38 tituj, dhe  nga skuadra kërkoj që ta respektojnë këtë histori. Tradita e do që ne të luajmë për titullin, por favorit është Interi”. Pak a shumë, kështu flet edhe trajneri Masimiliano Alegri.”Juventusi është ekip që hyn në kampionat për të fituar, – shprehet ai, – jemi përforcuar dhe pres shumë nga lojtarët e mi. Gjithsesi, edhe Interi, Milani e Roma janë forcuar. Nuk do të jetë e lehtë për të fituar”.

Sfidanti.al